23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Laert Vasili shpërthen pas fitores së Gjestit në BBVIP4: “Shoqëria është për t’u djegur komplet”

Aktori i njohur Laert Vasili ka reaguar ashpër ndaj fitores së Gjestit në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi vlerat që promovohen në mediat shqiptare dhe nivelin e përfaqësimit publik.

Në një intervistë të fundit, Vasili ka qenë i drejtpërdrejtë dhe i pakompromis në qëndrimin e tij:

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!”

Aktori vuri në dyshim kredibilitetin e figurës fituese dhe u shpreh i zhgënjyer nga mënyra si publiku dhe media po përqafon fenomene që, sipas tij, nuk i shërbejnë zhvillimit kulturor e intelektual të shoqërisë.

Ai nuk u ndal me kaq. Me tone të forta dhe pa doreza, Vasili deklaroi:

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë, është për t’u djegur komplet.”

Deklaratat e tij kanë ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, me një pjesë që i japin të drejtë për mbrojtjen e meritokracisë dhe nivelit arsimor në figurat publike, ndërsa të tjerë e akuzojnë për elitizëm dhe mungesë respekti ndaj zgjedhjes së publikut.

Reagimi i Vasili vjen në një klimë ku “Big Brother VIP” mbetet një nga fenomenet më të ndjekura në vend, duke ndikuar ndjeshëm në diskursin publik dhe kulturën pop. Në këtë kontekst, fjalët e aktorit janë një thirrje për reflektim mbi drejtimin që po merr shoqëria shqiptare në përzgjedhjen e modeleve dhe figurave frymëzuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...