28 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Lajm i mirë/Rusia do lejojë shtetet evropiane që të paguajnë gazin rus me euro dhe jo me rubla

Rusia do të vazhdojë të lejojë shtetet evropiane që të paguajnë gazin rus me euro dhe jo rubla, siç ka kërcënuar së fundi, ka thënë Qeveria gjermane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz se pagesat nga Evropa, muajin e ardhshëm “do të vazhdojnë të kryhen në euro dhe do të transferohen si zakonisht në Bankën Gazprom, e cila nuk është e prekur nga sanksionet”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Banka më pas do të konvertojë pagesat në rubla, ka thënë Putin, sipas Hebestreit.

“Scholz nuk është pajtuar për këtë procedurë në bisedë, mirëpo ka kërkuar informacion me shkrim për të kuptuar më mirë procesin”.

Rusia ka thënë më parë se shtetet “jomiqësore” do të duhet të paguajnë gazin rus në rubla nga 31 marsi.

Zëdhënësi gjerman ka shtuar se Scholz vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj marrëveshjes së shtatë vendeve më të industrializuara se furnizimet ruse me energji duhet të paguhen vetëm në euro dhe dollarë amerikanë.

Gjermania merr rreth gjysmën e gazit të saj dhe një të tretën e naftës nga Rusia dhe ka paralajmëruar se mund të përballet me recesion nëse furnizimet ndalen papritur.

Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi kanë rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë prej kur kjo e fundit ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...