24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

L’Aquila: 20-vjeçari shqiptar arrestohet pasi përplasi një të mitur –u largua nga vendngjarja

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në qytetin e L’Aquila-s, pasi dyshohet se ka përplasur me automjet një fëmijë 12-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa ofruar ndihmë.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në rrugën Via delle Grazie, pranë Bazilikës së San Bernardino-s, në një zonë ku në atë moment po zhvillohej një koncert dhe kishte prani të madhe qytetarësh.

I mituri është goditur nga automjeti dhe drejtuesi është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik edhe këmbësorë të tjerë që ndodheshin në zonë. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe karabinierët italianë.

Fëmija i plagosur është transportuar në spitalin “San Salvatore”, ku mjekët kanë konstatuar disa fraktura, por pa rrezik për jetën, sipas të dhënave paraprake.

Hetimet janë nisur menjëherë dhe autoritetet kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin përmes kamerave të sigurisë dhe verifikimeve në zonë. Sipas hetuesve, i riu dyshohet se ka tentuar të fshehë automjetin në një parking në periferi të qytetit, pas ngjarjes.

Pas ndalimit, ndaj 20-vjeçarit janë ngritur akuza për largim nga vendi i aksidentit, mosdhënie ndihme dhe rezistencë ndaj arrestimit. Autoritetet kanë bërë me dije se testet për alkool dhe substanca të tjera narkotike kanë rezultuar negative.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë ligjore të të arrestuarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...