31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Berisha akuzon: “Rama bleu vota përmes pagesave ndaj personave me aftësi ndryshe në fushatë”

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur një tjetër akuzë ndaj qeverisë, duke e cilësuar si “krim elektoral” shpërndarjen e pagesave prej 40 eurosh për rreth 200 mijë qytetarë me aftësi ndryshe dhe kujdestarët e tyre, gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se ndonëse vendimi për këto shpërblime ishte marrë që në dhjetor, zbatimi i tyre u bë qëllimisht në kulmin e fushatës, me qëllim blerjen e votës.

“Ka shpërndarë për 164 mijë persona me aftësi ndryshe dhe për mijëra e mijëra kujdestarë të tyre, që në total shkojnë rreth 200 mijë, nga 4 mijë lekë apo 40 euro. E gjitha, pjesë e një fushate të pastër për blerje votash,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, kjo është një tjetër provë e cinizmit dhe pashpirtësisë së narkoqeverisë, që shfrytëzon edhe shtresat më të pambrojtura për përfitim politik.

“Në vend që të ndjekë politika për rritjen e pensioneve dhe vendosjen e minimumit jetik, qeveria shpërndan para në prag të votimeve. Shpërblime për votë për pensionistët, për personat me aftësi të kufizuar, për kujdestarët e tyre. Kjo është një farsë e turpshme që nuk mund të pranohet,” theksoi lideri i opozitës.

Ai shtoi se Partia Demokratike nuk do ta njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, duke paralajmëruar se aksioni opozitar do të vazhdojë për të garantuar votën e lirë për qytetarët.

“PD nuk do të pranojë kurrë një proces të tillë të ndotur. Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë,” përfundoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...

Mbi 31 mijë vota preferenciale! Edona Llalloshi drejt mandatit të ri në Kuvendin e...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare...