Lëvizjet në radhët e Policisë së Shtetit vijojnë, ndërsa Andi Deda, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Shijak, është transferuar në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se Deda pritet të marrë drejtimin e Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit.
Ky ndryshim vjen pas një sërë lëvizjesh të kryera së fundmi në disa komisariate dhe drejtori vendore në vend.
Sipas burimeve, procesi i riorganizimit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, me emërime dhe transferime të tjera në strukturat e Policisë së Shtetit.





