20.7 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Lëvizte me armë dhe shpërndante drogë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës, rezulton me precedent të mëparshëm penal

Arrestohet një shpërndarës droge në Durrës, teksa policia ka sekuestruar 1 armë zjarri tip pistoletë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, fara canabisi dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

30-vjeçari Ermir Murataj rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Durrës/Vijojnë goditet e njëpasnjëshmendaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni i koduar “Rebeli”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri tip pistoletë, lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, fara canabisi dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar, poseduesi i armës së zjarrit, i lëndës dhe farave narkotike.  30-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se 1 shtetas me pseudonimin “Rebeli” lëvizte me armë në zonën e lagjes nr. 13, Durrës dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, menjëherë kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rebeli”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-një armë zjarri tip pistoletë, 1.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një sasi farash si ato të cannabis sativa, një peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...