21.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në qershor.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e mbështetur nga Beogradi, fitoi nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ajo kundërshton mandatin e deputetit Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Sipas Listës Serbe, Rashiq e ka siguruar mandatin falë votave të marra në zona ku, sipas saj, nuk jeton komuniteti serb, çka e bën rezultatin të kontestueshëm.

Ankesa është dorëzuar vetëm një ditë përpara seancës konstituive të legjislaturës së re, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht. Po gjatë kësaj dite pritet edhe takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar formimin e institucioneve të reja.

Kosova ka zhvilluar tri procese zgjedhore brenda një viti e gjysmë, si pasojë e mungesës së konsensusit mes forcave politike për krijimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ekspertët e çështjeve juridike vlerësojnë se ankesa e Listës Serbe nuk pritet të pengojë formimin e institucioneve, përveç rastit kur Gjykata Kushtetuese vendos të miratojë një masë të përkohshme.

“Nga pikëpamja politike, ankesa mund të përdoret për ta kontestuar legjitimitetin e Rashiqit. Megjithatë, nga pikëpamja juridike, mandati i tij mbetet i vlefshëm derisa institucioni kompetent ta shfuqizojë ose ta pezullojë atë”, u shpreh Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...