25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Luan Baçi fiton procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka arritur një fitore në Gjykatën e Apelit në procesin gjyqësor që ai kishte me kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi. Bufi kishte kallëzuar Baçin për shpifje, por si në Shkallën e Parë ashtu edhe në Apelin e Posaçëm, deputeti u shpall i pafajshëm. Procesi u hap pas një denoncimi që Baçi bëri në rrjetet sociale, lidhur me humbjen tragjike të jetës së një të mituri në Lumin Seman, duke akuzuar Bufin për mosmbështetje ndaj familjes Hysa, e cila përjetonte vështirësi ekonomike.

Në mes të këtij konteksti, Majlinda Bufi është nën hetim nga SPAK për shkak të denoncimeve të publikuara nga emisioni investigativ “Piranjat”. Ajo akuzohet për shantazhimin e një sanitarje dhe një qytetari, duke i bërë presion që të mos votojnë në zgjedhjet e 14 majit, duke i kujtuar atij se bashkia kishte rikonstruktuar shtëpinë e tij dhe se ai kishte detyrime ndaj saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...