7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Zjarri përfshin një banesë në fshatin Mesul të Pukës, flet djali i familjes: Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë..

Një banesë në fshatin Mesul të Pukës u përfshi nga flakët pasditen e sotme, duke shkaktuar dëme të mëdha. Banesa, në pronësi të Ardian Kecit, i cili ndodhej në kurim në QSUT, dyshohet se u dogj për shkak të një shkëndije elektrike. Zjarri shpërtheu shpejt, duke u shtrirë në pak minuta.

Geraldo Keci, djali i familjes, rrëfen se ata ishin duke ngrënë kur vunë re zjarrin në tavan. “Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja,” tha ai.

Shërbimi zjarrfikës nuk arriti të intervenonte për shkak të mungesës së rrugës automobilistike. Pranë vendit të ngjarjes, përfaqësues të Bashkisë së Pukës shprehën shqetësim për situatën dhe apeluan për ndihmë ndaj familjes. Ferit Ringaj, nënkryetar i Bashkisë, theksoi: “Dëmet janë të konsiderueshme. E gjithë banesa është jashtë funksionit. Fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz, por na nevojitet angazhimi i strukturave vendore dhe të shtetit për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje.” Ai gjithashtu bëri thirrje për ndihmë nga bizneset lokale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...