26 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Macron dënon videon tronditëse të Hamasit: “Mizori e turpshme, lirimi i pengjeve duhet të jetë i menjëhershëm”

Një video e publikuar nga grupi militant Hamas ka shkaktuar reagime të ashpra në skenën ndërkombëtare. Pamjet e publikuara tregojnë një nga pengjet izraelite të mbajtur në Gaza, i cili ndodhet brenda një tuneli, duke hapur varrin e tij dhe duke deklaruar se nuk kishte ngrënë prej ditësh.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, reagoi me tone të forta ndaj këtij materiali filmik, duke e cilësuar si akt çnjerëzor.

Një mizori e turpshme, një çnjerëzim i pakufizuar. Kjo është ajo që përfaqëson Hamas. Imazhet që tregojnë pengjet izraelite të mbajtura në Gaza janë një tmerr. Lirimi i tyre duhet të jetë i menjëhershëm,” deklaroi Macron.

Ky reagim vjen në një kohë kur përpjekjet diplomatike për lirimin e pengjeve dhe ndërprerjen e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë, por pa arritur ende në një zgjidhje konkrete.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...