24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Madonna feston 67-vjetorin në Siena mes Palio dhe familjes

Këngëtarja legjendare Madonna festoi ditëlindjen e saj të 67-të në Itali, duke udhëtuar drejt Sienës së bashku me partnerin e saj Akeem Morris dhe vajzat, Mercy dhe Lourdes. Momenti i veçantë u shfrytëzua për të përmbushur një ëndërr të kahershme: të shikonte garën historike me kuaj Palio, një traditë që daton që nga viti 1482 dhe mbahet pikërisht më 16 gusht.

Në një video të postuar në Instagram, Madonna rrëfeu emocionet e saj:

“Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin dhe madhështinë! Një ritual vërtet i shenjtë, të shohësh mijëra njerëz të heshtin para se të fillojë gara! Gara në vetvete është e papërshkrueshme.”

Pamjet nga pushimet tregojnë familjen duke kërcyer me vendasit, duke ndjekur garën, duke shijuar fishekzjarret, si dhe duke eksploruar fshatrat italiane. Vajza e saj shfaqej duke luajtur piano, ndërsa Madonna blinte objekte antike dhe shijonte momente të qeta familjare.

Për festën e ditëlindjes, ylli shijoi një tortë rozë me figurën Labubu nga koleksioni i aksion-figurave “The Monsters”, dhe për natën e veçantë veshi një korse gjysmë të tejdukshme me detaje, të kombinuar me një pallto sateni elegante.

Madonna përmbylli postimin duke i uruar vetes:

“Ëndrrat bëhen realitet.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...