28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtoresha e ASHK Berat dhe dy pasagjerët largohen nga spitali pa marr mjekim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë”.Mjeti,tip Mercedez Benz,me targa AA 995 VD,ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin e Zagores. Mësohet se në drejtimin e mjetit ishte drejtoresha e Kadastrës së Beratit, Osjana Zaimi,e shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë,familjarët e saj.

Drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit Rajonal Berat,por kanë refuzuar të mjekohen dhe janë larguar nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve të Policisë Rrugore për ti marrë deklaratat në lidhje me aksidentin.Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit,që sipas burimeve paraprake në vendngjarje mendohet se mjeti ka qënë me shpejtësi dhe ka rrëshkitur e më pas ka rënë në kanal gjatë një frenimi të fortë.

Policia nuk mund të konfirmojë dot nëse drejtuesja e mjetit, Drejtoresha e Kadastrës së Beratit, ka qënë apo jo nën efektin e alkolit në drejtimin e mjetit pasi pritej që testi i alkoolit ti bëhej në spital por ajo ka lënë ambjentet e spitalit dhe është larguar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...