17.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Makina inteligjente bën kërdinë në rrugë, brenda një dite 221 drejtues mjetesh u hiqen pikët nga patenta

Policia rrugore ka bërë bilancet për shkeljet e kapura nga kontrollet brenda një ditë në të gjithë vendin.

Gjatë ditës së sotme në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar qindra shkelje që konsistojnë në:
•parakalime të gabuara;
•qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
•drejtim i mjetit, në gjendje të dehur;
•përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe
•mosvendosje e rripit të sigurimit.

Janë ndëshkuar me gjobë, qindra shoferë, disave prej tyre u është hequr patentat për një periudhë deri në 15 muaj ndërsa 5 prej tyre janë arrestuar pasi qarkullonin me makinë ndërkohë që ishin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Plotë:

Siguria Rrugore

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur të gjitha pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion.

Makina inteligjente, flota e automjeteve të reja, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarë, kamera, aparate fotografike, dronë dhe mjete të palogura, po monitorojnë qarkullimin rrugor në të gjithë rrugët e vendit.

Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë, jo vetëm gjatë fundjavës, por 24/7.

Gjatë ditës së sotme në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar qindra shkelje që konsistojnë në:
•parakalime të gabuara;
•qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
•drejtim i mjetit, në gjendje të dehur;
•përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe
•mosvendosje e rripit të sigurimit.

Janë skanuar 221 shpejtësi mbi normat e lejuara. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit për një periudhë nga 3 deri në 15 muaj, u janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 8 deri në 12 pikë, si dhe janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 15.000 deri në 50.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masa administrave për parakalime të gabuara 341 drejtues mjetesh;

114 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit,

451 drejtues mjetesh për përdorimi të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

253 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit,

142 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjatë ditës së sotme, janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur dhe 4 drejtues motomjetesh pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë.

Policia Rrugore, nisur nga fakti që gjatë mbasdites dhe orëve të mbrëmjes së sotme fluksi i kthimit në drejtim të Tiranës, është i madh, apelon që, për hyrjen në Tiranë, qytetarët të përdorin akset rrugore dytësore, nga Elbasani, nga rruga e vjetër e Durrësit për në Kombinat dhe rrugë të tjera alternative.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh...

0
Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...