24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Malaj: “Bonusi për pensionistët përfundon, por pensionet mesatare do të rriten deri në 400 euro”

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE”, sqaroi se politika e ndjekur deri më tani me bonuse për pensionistët po përfundon. Ai theksoi se qëllimi i qeverisë është që deri në fund të mandatit, pensioni mesatar të arrijë në 400 euro.

“Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi i saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur. Që nga 2026 e në vijim, synojmë që pensioni mesatar urban të shkojë në 40 mijë lekë, pensioni urban i pjesshëm në 22 mijë lekë, pensioni rural dhe pensioni familjar në 18 mijë lekë, ndërsa pensioni për invaliditetin në 30 mijë lekë. Fondet për të arritur këtë objektiv janë parashikuar deri në vitin 2028”, – tha Malaj.

Ai sqaroi se vetëm për vitin 2026 kostoja e rritjes së pensioneve është 105 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit 2028, kostoja totale e reformës pritet të arrijë 1.7 miliardë euro.

Megjithatë, drafti ekonomik për vitin e ardhshëm nuk parashikon më bonuse në fund të vitit. Ministri Malaj theksoi se fokusimi do të jetë në rritjen e pensioneve në mënyrë të qëndrueshme dhe të planifikuar sipas projektbuxhetit afatmesëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen...

0
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet...