12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Manastirliu jep lajmin: Kemi parapaguar 4 milionë doza, në Shkurt fillojmë vaksinimin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore të “Qytetit Studeti”, e cila është një nga gjashtë pikat e kryerjes së testit të shpejtë në Tiranë, ku deklaroi se deri tani janë kryer në të gjithë vendin mbi 55 mijë teste të shpejta.

“Kemi hapur 51 pika të testimit të shpejtë në komunitet në të gjithë vendin. Dhe është një ndër sukseset e strategjisë sonë, pasi ajo çfarë po ndodh është që nuk ka më vonesa në kryerjen e testit. Ai kryhet nëpërmjet rezervimit online me mjekun e familjes. Deri më tani, me përfshirjen e testimit të shpejtë të antigentit, janë kryer më shumë se 55 mijë teste të shpejta në këto 51 pika testimi në të gjithë vendin. Pa harruar që po vijohet me testimin klasik, pra atë të PCR në të gjithë strukturat tona”, tha Manstirliu.

Gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore “Qytet Studenti, Manastirliu tha se strukturat e shëndetësisë janë në alert të shtuar, për shkak të situatës në Europë të rasteve të variantit të ri të koronavirusit.

“Aktualisht në Shqipëri nuk kemi konfirmim të rasteve me variantin e ri të covid19, por duhet të jemi vigjilent për të kapur në kohë rastet. Vijojmë të jemi në alert të shtuar pasi numri i rritur i rasteve, edhe pse është një rritje e qëndrueshme, na vendosin në vigjilencë të shtuar, por e njëjta vigjilencë kërkohet edhe nga qytetarët. Lufta ende vazhdon dhe jemi ende në mes të betejës”, tha Manstirliu.

 

Duke folur për vaksinat antiCOVID, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të garantojmë furnizimin me vaksinën antiCOVID përmes dy kontratave, drejtpërdrejt me Pfizer, si dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX.

 

“Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermirë të spitaleve COVID dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne kemi garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milion dollarë dhe që pritet që furnizimet e para të vijnë në Shkurt. Vaksinimi ështe një armë më shumë për mposhtjen e këtij virusi, por ne duhet paralelisht të vijojmë me vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të kontrollojmë situatën e epidemisë në vend”, tha Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...