26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Mancheter United solli Ferguson për ta bindur të kthehet, ja çfarë vendosi Christiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo u largua nga qendra stërvitore e Carrington pas rikthimit te Manchester United për herë të parë këtë verë.

Që nga fillimi i verës, Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi dhe të luajë diku tjetër në Ligën e Kampionëve pasi dështoi ta bëjë këtë me Djajtë e Kuq.

Portugezi nuk u paraqit në stërvitje dhe nuk kaloi fazën përgatitore me klubin, gjë që bënë të gjithë lojtarët e mbetur te Man United.

Sot ai u shfaq për herë të parë në qendrën stërvitore dhe pritej të merrnim informacion për të ardhmen e tij.

Ronaldo mbërriti në Carrington i shoqëruar nga menaxheri Jorge Mendes, ndërsa United ftoi emrin e tyre më të madh në histori, Sir Alex Ferguson, ish-trajnerin, mendimin e të cilit Ronaldo e respekton më shumë.

Man United priste që trajneri i famshëm të mund ta bindte Ronaldon të qëndronte.

Megjithatë, mediat angleze raportojnë sonte se Ronaldo nuk ka ndryshuar qëndrim. Vendimi i tij është i qartë, ai nuk dëshiron të luajë për Man United dhe po kërkon të shesë te një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, klubi i tha Ronaldos në fytyrë se nuk është në shitje dhe se nuk do ta shesin këtë verë. Kështu palët erdhëm në një situatë shumë të tensionuar, zgjidhjen e së cilës ende do të marr kohë.

Menaxheri Jorge Mendes u përpoq ta shiste futbollistin e tij te Bayern Munich dhe Chelsea, por mori dy refuzime të dhimbshme.

“Adresa” e radhës është Atletico Madrid, por ai transferim mund të ndalet nga tifozët e klubit madrilen, me të cilët nuk ka pasur marrëdhënie të mira që nga koha kur luante te Real Madrid, por edhe te Juventusi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...