26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Mandati i ministres Xhaçka, PD publikon raportin përfundimtar: “Ka përfituar nga pasuri të shtetit”

Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike ka nxjerrë raportin për mandatin e ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke thënë se “ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit”.

Gazment Bardhi i është drejtuar me anë të një shkrese kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa i ka kërkuar thirrjen e një mbledhje të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit duke pasur qëllim prezantimin e raportit dhe kalimin e kësaj çështjeje për shqyrtim.

KONKLUZIONET

Në vijim të fakteve dhe rrethanave të cështjes, të drejtës së aplikueshme dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, analizës ligjore dhe procedures parlamentare të ndjekur, është e qartë se deputetja dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhacka ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar nga neni 70, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, pasi shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., e cila ndodhet në pronësi të bashkëshortit të saj, Z. Artan Gaci, e për rrjedhojë edhe në pronësi të saj, në kuptim të nenit 74 të Kodit të Familjes, dhe nenit 35 të ligjir nr. 9367/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit. Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve të plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TCC” sh.pk., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhacka, do të sigurojë të ardhura, cka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit.

Megjithate, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese (shih vendimet nr. 44/2011, nr. 7/2016, nr. 72/2016 dhe nr. 93/2016), por edhe neni 119/1 i Rregullores së Kuvendit, kanë përcaktuar se Kuvendi nuk ia nënshtron debatit parlamentar, pasi nuk i hyn themelit të cështjes.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vlerëson vetëm përmbushjen e kritereve formale që kanë të bëjnë me faktin nëse kërkesa është bërë me shkrim, është nënshkruar nga jo më pak se 1/10 e deputetëve, ka bashkëlidhur dokumentacionin provues, verifikon momentin e marrjes së mandatit të deputetit, si dhe verifikon nëse mocioni ka të bëjë me kryerjen e veprimtarive fitimprurëse me pasuri që burojnë nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor apo fitimin e pasurive shtetërore.

Në rastin konkret, rezulton se mocioni i paraqitur është bërë me shkrim, është nënshkruar nga 14 deputetë, ka bashkëlidhur të gjitha provat shoqëruese, Znj. Olta Xhacka është zgjedhur deputete në vitet 2013, 2017 dhe 2021, si dhe mocioni ka të bëjë me kryerjen e veprimtarive fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit, përkatësisht përdorimi i brigjeve të detit për instalimin e stacioneve të plazhit që do të sigurojnë të ardhura për kompaninë “AG.TCC” sh.p.k., në bashkëpronësi të deputetes dhe bashkëshortit të saj. Në këtë kuptim, por edhe në zbatim të vendimit nr. 7/2016 të Gjykatës Kushtetuese dhe nenit 119/1, pika 2 të Rregullores, Kuvendi ka detyrimin ta dërgojë cështjen në Gjykatën Kushtetuese, sic ka vepruar edhe me vendimet nr. 18/2016 (rasti i deputetit Koco Kokëdhima). nr. 28/2016 (rasti i deputetes Valentina Leskaj) dhe nr. 29/2016 (rasti i deputetit Rakip Suli), në respekt edhe të praktikës së Kuvendit të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...