25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Manja për riorganizimin e drjtorisë së burgjeve: Do të hiqet tavani i moshës 35-vjeç për punonjësit e policisë

Lidhur me operacionin e zhvilluar 2 ditë më parë në sistemin e burgjeve, ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka thënë nga foltorja e Kuvendit se drejtoria e burgjeve do të riorganizohet totalisht.

Manja tha se do të nisë rikonstruksioni në të gjithë IEVP-të e vendit ndërsa ceku kushtet për mbajtjen e armëve të zjarrit nga punonjësit e policisë së burgjeve.

Ndër të tjera ministri theksoi se do të hiqet tavani i moshës 35-vjeç për punonjësit e policisë së burgjeve.

Manja:Dje u ndëshkua një grup kriminal brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Në rrjetë kanë rënë edhe disa punonjës të policisë së burgjeve edhe në nivele të larta. Ajo që ndodhi dje ishte një punë e nisur prej nesh dhe prokurorisë së Elbasanit. Nuk do të jetë aksion dhe as kalendar veprimtarish dhe një punë e përditshme në sistemet tona të burgjeve.

Zoti Piroli tani që flasim drejtoria e burgjeve është në riorganizim total. Synimi është të ristrukturojmë sistemin e karrierës në policinë e burgjeve duke përfafruar në atë të sistemit të policisë së shtetit. Qeveria ka filluar reformat. Sot që flasim kanë dalë aktet nënligjore dhe shumë shpejt do miratohet edhe rregullorja e re e burgjeve.

Nuk ka asnjë rast të mospagesës së orëve jashtë orarit. Nuk mund të lë pa përmendur trajtimin e bërë për stafin shëndetësor. Rritja për pozicionin e kryeinfermierit me 47% rritje page, pozicionin e infermierit me 33%. Një aspekt tjetër është ai i uniformave. Gjatë kësaj kohe kemi pasur dy ngjarje në Shqipëri, tërmeti dhe pandemia.

Qeveria është detyruar të riorientojë fondet në sistemet më prioritar. Në rishikimin e buxhetit në korrik të këtij viti do marrim mbështetjen e duhur buxhetore për prokurimin e uniformave të policisë.

Drejtoria e burgjeve ka lidhur kontrata me shoqëri transporti për punonjësit që jetojnë jashtë zonave urbane. Nuk ka asnjë punonjës të emëruar më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre. Gjendja është stabilizuar. Kjo politikë e ndjekur janë trajtuar 140 punonjës të policisë së burgjeve.

Po përgatisim projektet për rikonstruksionet në të gjitha IEVP-të e vendit. Sa i takon mbajtjes së armëve të zjarrit, punonjësve të burgjeve iu ndalohet mbajtja e armëve në regjimin e brendshëm në institucion. Armët lejohen në rrethimin perimetrik dhe gjatë shoqërimit jashtë burgut. Armët jashtë burgut i mbajnë vetëm punonjësit e shoqërimit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...