28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Marash Logu denoncon Ramën : “Edi Rama dhe mazhoranca e tij janë armiq të betuar të zgjedhjeve të lira “

Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD PD Marash Logu në një dalje për mediat ka denoncuar sot se Edi Rama ashtu sic bëri në zgjedhjet e 25 prillit, po përdor fondet e rindërtimit dhe punësimet e përkohshme në administratë për zgjedhjet e 6 marsit që do të mbahen në 6 bashki të vendit.

Sipas PD edhe ne keto zgjedhje te pjeseshme ka vene ne jete te njejten skeme te masakres zgjedhore të 25 prillit.

Në deklaratë Logu tha se për Partinë Demokratike, ka qenë dhe mbetet e qartë se Edi Rama dhe mazhoranca e tij janë armiq të betuar të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KËSHILLTARI LIGJOR I GRUPIT PARLAMENTAR, MARASH LOGU

Ujku qimen e nderron por zakonin se harron thote populli. Keshtu eshte dhe Edi Rama. Edhe ne keto zgjedhje te pjeseshme ka vene ne jete te njejten skeme te masakres zgjedhore tw 25 prillit. Fonde per rindertim dhw punesime te perkohshme ne kembim te votes ne Durres dhe Rrogozhin eshte skema e vene serisht ne jete nga Edi Rama.

Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, Partia Demokratike ka denoncuar me fakte dhe dokumente konkrete, shpërndarjen e mbi 125 milionë euro pagesa për tërmetin në këmbim të votes. Vetëm në bashkinë Durrës, një javë përpara zgjedhjeve, u shpërndanë 6 milionë euro pagesa për tërmetin me qëllim manipulimin e vullnetit të qytetarëve.

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht dhe kallëzuar penalisht në prokurori punësimin e mbi 13 mijë punonjësve në administratë publike për qëllime elektorale.

Mungesa e hetimeve të plota dhe ndëshkimit të rreptë për autorët e masakrës zgjedhore të 25 Prillit, bën që ata të shfaqen sërish, me të njëjtat metoda dhe skema vjedhjeje në zgjedhjet e 6 Marsit 2022.

Në datën 2 Shkurt, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ shpërndarjen e paligjshme dhe selektive të fondeve të rindërtimit nga Bashkia Durrës për 526 familje. Përgjigja e Bashkisë Durrës në datën 14 Shkurt konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga granti i rindërtimit vetëm 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Ndërkohë, në një tjetër rast flagrant të shkeljes së Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ punësimin me kontrata 3-mujore të 29 punonjësve nga Bashkia Rrogozhinë. Punësime të kryera në datën 25 janar të këtij viti, vetëm 5 ditë pas dekretimi të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.

Për Partinë Demokratike, ka qenë dhe mbetet e qartë se Edi Rama dhe mazhoranca e tij janë armiq të betuar të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Megjithëse, i vjedh gjatë gjithë kohës dhe pandalim, sa herë ka zgjedhje Edi Rama hap thesin për të dobëtit, për hallexhinjtë, të cilët po ai vetë i katandisi në pikë të hallit, për t’u grabitur votat dhe më pas lënë në harresë në 2 apo 4 vitet e ardhshme.

Përmes komisionit të reformës zgjedhore, që u miratua me këmbenguljen e Partisë Demokratike dhe që synon që të frenojë armikun e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira, Edi Rama. Ndërkohë, nuk do të lejojmë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetemi të vendosur në përpjekjen për të garantuar fitoren në 6 Mars përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...