Deputetja e larguar nga radhët e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në Parlamentin Europian, ku ka reflektuar mbi marrëdhënien e Shqipërisë me institucionet europiane.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku e ka cilësuar Europën si orientimin më natyror të Shqipërisë dhe një hapësirë ku, sipas saj, kauzat e drejta kanë gjetur gjithmonë mbështetje.
“Kanë qenë ditë plot shpresë. Europa asht nji strehë e sigurtë për vendin tonë, jo vetëm si orientimi ynë ma i natyrshëm që prej rrëzimit të sistemit komunist, por edhe si vendi ku kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë vëmendje dhe mbështetje”, shkruan Koçeku.
Deklarata e saj vjen në kuadër të vizitës në institucionet europiane, ku ajo ka ndarë mesazhe mbi rëndësinë e integrimit dhe mbështetjes së vlerave demokratike.





