30.6 C
Tiranë
Monday, July 6, 2026

“Sekuestrohen rreth 3 ton kokainë” – Operacion i madh në Paqësor, marina meksikane ndalon dy anije dhe arreston katër persona

Autoritetet meksikane kanë sekuestruar rreth 3 ton kokainë dhe kanë arrestuar katër persona gjatë një operacioni të zhvilluar në Oqeanin Paqësor, pranë shtetit Oaxaca.

Droga ishte e ndarë në 86 pako dhe u gjet në dy anije që u ndaluan nga marina meksikane.

Operacioni u zhvillua pas patrullimeve detare dhe ajrore në zonën jugore të Meksikës, ku forcat detare ndërhynë duke ndaluar dy mjetet lundruese. Gjatë kontrollit u gjet edhe rreth 1 mijë litra karburant në 20 bidona.

Sipas autoriteteve, aksioni vjen në një periudhë kur Meksika ka intensifikuar goditjet ndaj trafikut të drogës, pas presionit të rritur nga Shtetet e Bashkuara për luftën kundër karteleve të narkotikëve dhe rrugëve të kontrabandës.

Marina meksikane vlerëson se me këtë sekuestrim është parandaluar shpërndarja e drogës me një vlerë të llogaritur rreth 37 milionë dollarë në tregun ilegal.

Autoritetet thonë se operacioni ka goditur ndjeshëm strukturat financiare dhe logjistike të krimit të organizuar dhe konsiderohet një nga ndërhyrjet më të mëdha të kohëve të fundit në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Marjana Koçeku nga Parlamenti Europian: “Kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë mbështetje”

0
Deputetja e larguar nga radhët e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në Parlamentin Europian, ku ka reflektuar...

“Britania është dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë” – JD...

0
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se Britania është “dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë”, duke reaguar...

“Nuk ka vend për një dhunë të tillë në qytetin tonë” – Të shtëna...

0
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një feste familjare për 4 Korrikun në lagjen Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork, duke...

“Është e thjeshtë… nëse s’ke bërë marrëdhënie në vend të çuditshëm, s’ke jetuar!” –...

0
Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ishte i ftuar së fundmi në kanalin Andale Media, ku u përball me pyetje pikante dhe...

Robotët humanoidë po ndryshojnë Kinën, nga puna fizike te “shoqëria emocionale”

0
Në Kinë po zhvillohet me ritme të shpejta një industri e re që po ndryshon mënyrën se si perceptohet teknologjia. Robotët humanoidë nuk po...