36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Marrëveshja me Italinë miratohet me 77 vota pro në Kuvend

Kuvendi miraton Marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke siguruar 77 vota pro

Deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet bashkohen me mazhorancën për miratimin e marrëveshjes

Deputetja Mesila Doda argumenton se Italia është një vend mik dhe duhet mbështetur

Doda thekson se vendimi është i GJK-së dhe se është në interes të Shqipërisë të mbështesë një partner të tillë

Ndërkohë, mohimi i bashkimit me Partinë Socialiste shfaqet si një çështje e hapur për tani, me Doda që nuk jep përgjigje të qartë në lidhje me këtë çështje.

‘Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi Beleri, por flasim për një vend mik.’- tha Doda.

E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj:

‘Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja.’- tha Doda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...