22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Mbërrin në Shqipëri grupi i parë me rreth 121 afganë, mes tyre 11 foshnja

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, që aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale.

Avioni që transportonte grupin e parë të të shpëtuarve, me rreth 121 afganë, mes tyre 11 foshnja mbërriti në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në orën 03:15. Grupi i parë i nisur nga Kabuli ka bërë një zbritje në Tbilisi të Gjeorgjisë për t’u nisur më pas drejt Shqipërisë.

Qytetarët janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit.

Afganët do të strehohen në struktura hoteliere, ndërsa do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në stendat e ngritura posaçërisht në Rinas. Afganët e mbërritur tashmë në vendin tonë, një numër i konsiderueshëm prej tyre janë gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga vendi i tyre pasi rrezikoheshin nga talebanët.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të strehojë  përkohësisht rreth 4 mijë refugjatë, ndërsa është shprehur se kush dëshiron mund të qëndrojë përgjithmonë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...