29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Mbështetja për arsimin do jetë kryesore e vendimtare”/ Meta: “Të luftojmë korrupsionin e qeverisë aktuale”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmendi në fjalën e tij me të rinjtë sot kërkesat e pedagogëve që duan rritje page dhe shtesë në financimet për kërkimet shkencore.

Sipas Metës, Shqipëria i ka mundësitë më të mëdha se sa Kosova që i mirëpaguan pedagogët, por problemi theksoi ai këtu është “korrupsioni i qeverisë aktuale”.

“Mbështetja për arsimin do jetë kryesore e vendimtare. Nuk kërkojnë asgjë më shumë pedagogët e studentët tanë se sa bën shteti i Kosovës sot. Ne i kemi mundësitë dhe shumë herë më të mëdha se ata por për këtë gjë duhet të luftojmë korrupsionin e qeverisë aktuale e gjithë sistemin korruptiv që mbizotëron sot në vend.

Jemi para një sfide për të pasur një Shqipëri të të rinjve dhe për të rinjtë, e cila lind rrit dhe edukon njerëz të lirë, garantues të demokracisë.

Njerëz që ndihen të lirë dhe të paintimiduar nga askush për mendimet dhe idetë e tyre dhe që ëndërrojnë të lirë se kjo qeveri kërkon e ëndrrat tenton tua vrasë e gjymtojë të rnjve.

Jeni dëshmitarë të politizimit ekstrem të shkollave të drejtuesve të tyre, të sistemit të urryer të patronazhimit ku nuk i jepet prioritet vlerave e meritave të të rinjve por shpesh i jepet prioritet angazhimeve të tyre të forcuara politike e partiake.

Në disa muaj së bashku do bëjmë të mundur që të gjithë ta besojnë këtë që unë besoj që Shqiperia do jetë e të rinjve, që ky dimër demokrrafik që ka kapluar vendin do marrë fund e ne do hyjmë në rrugën e duhur të një zhvillimi që nuk mund të ndodhë pa energjitë tuaja të shpërthyera”, u shpeh Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...