29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mbështetje në luftën kundër krimit të organizuar/ Gledis Nano pret ambasadorin e OSBE, Vincenzo Del Monaco

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, priti në një takim kortezie kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Vincenzo Del Monaco.

Dy zyrtarët e lartë vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes Policisë së Shtetit dhe OSBE-së, si dhe theksuan nevojën e bashkëpunimit akoma më shumë, pasi ndihma e dhënë nga OSBE-ja, jo vetëm në trajnimin e punonjësve të Policisë për proceset zgjedhore, por edhe për menaxhimin e integruar të kufijve apo në fusha të tjera, ka sjellë rritje të profesionalizmit në burimet njerëzore të Policisë së Shtetit.

Drejtori Nano ka kërkuar mbështetjen e Prezencës së OSBE-së, në fusha si krimi i organizuar, sidomos në fushatën kundër kultivimit të kanabisit, trafikimin e qenieve njerëzore, menaxhimin e integruar të kufirit dhe takimet ndërkufitare rajonale, sidomos sa i takon ngritjes së Qendrës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit apo Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor me Greqinë.

Nga ana e tij ambasadori Del Monaco e ka siguruar Drejtorin e Përgjithshëm, se Prezenca e OSBE-së mbetet e vendosur ta mbështesë Shqipërinë në menaxhimin e integruar të kufirit, jo vetëm në nivel teknik, por edhe në nivel politik, po ashtu edhe në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...