24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

“Mbeti pedali i gazit stakuar”, ja deshmitë kontradiktore të të riut që u aksidentua tek Liqeni

Detaje të reja për aksidentin e pazakontë të ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:00 te diga e Liqenit Artificial.

Aksidenti i bujshëm tërhoqi vëmendjen, pavarësisht se nuk pati persona të lënduar për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën kishte lëvizur mjeti “BMW X6” para se të ngjitej në një lartësi të konsiderueshme te Diga dhe të ndalej vetëm nga bordura e betonit mbi liqen.

Policia shpalli në kërkim si autor të aksidentit 26-vjeçarin Eldi Allushi, i cili u shoqërua pasditen e djeshme.
Por ndërkohë gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici.
Fillimisht ai ka thënë se që nuk ka qenë drejtuesi i mjetit, por më pas ka delaruar se shkak i aksidentit ka qenë një defekt teknik i makinës,

Në dëshminë e dhëne para policisë shoferi i “X6” ka pretenduar se atij se i ka mbetur stakuar gazi i mjetit
Pas hetimeve, është zbuluar se në automjet, bashkë me Allushin ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga Policia ndërsa tjetri po kërkohet për t’u marrë në pyetje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...