29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mbledhja e Asamblesë së PS-së ka filluar me kritika nga Edi Rama: Rezerva për performancën dhe angazhimet e anëtarëve

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste është nisur me dyer të mbyllura dhe ka vijuar për më shumë se dy orë. Edi Rama, kreu i PS-së, ka adresuar rezerva dhe kritika ndaj drejtuesve të qarqeve dhe disa deputetëve për punën e bërë, duke filluar me qarkun e Tiranës.

Rama ka shprehur keqardhje dhe rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë dhe ka kërkuar që drejtuesit politik të qarkut dhe deputeti Etjen Xhafa të përcaktojnë emrat e anëtarëve të PS-së dhe drejtuesve socialistë që nuk kanë arritur të plotësojnë objektivat në bashkinë e Kavajës.

Në raportimet e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës dhe Fierit, Rama ka shfaqur rezerva dhe kritika për performancën dhe angazhimet e disa anëtarëve të PS-së, të cilët pas largimit nga postet e ministrave kanë zbehur angazhimin e tyre.

Si shembull, Rama ka sjellë rastin e ish-ministres Olta Xhaçka, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë postim në rrjetet sociale. Kritikat dhe rezervat e kreu të PS-së kanë mbetur për një sërë figurash të tjera, të cilat pritet të zbulojnë në vijim të mbledhjes së Asamblesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...