22.5 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Mbledhja e qeverisë/ Ibrahimaj: “Rritet paga minimale dhe pensionet, përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë”

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka prezantuar vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë. Ajo tha se paga minimale nga 30 mijë lekë të rinj do të shkojë në 34 mijë lekë, ndërsa pensionet rriten me 9.5%.

“Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve në nivelin 9.5% në krahasim me pensionet që merreshin në fund të vitit të kaluar. Përfitojnë 678 mijë pensionistë. Ky vendim hyn në efekt që me pensionin e muajit shtator. Paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një vendim që prek një numër të madh të punësuarish, mbi 200 mijë. Në total kemi rreth 900 mijë qytetarë që përfitojnë nga pensionet dhe rritja e pagave minimal”, tha ajo.
Lidhur me bordet e transparencës, ajo tha: Kemi vendosur që jemi një qeveri që mbështet tregun e lirë, dhe jo ndërhyrje në përcaktim cimesh, por kohë të jashtëzakonshme na ndikojnë për vendime të jashtëzakonshme. Të dyja këto borde kanë bërë punën e tyre. Do vazhdojmë të mbajmë bordet, përsa kohë do ndikohemi nga rritje eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe limitim të spekulimeve me çmimet”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...