26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mblidhet grupi parlamentar i PS , diskutohet zëvendësimi i Taulant Ballës në krye të grupit

Zhvillohet këtë të hënë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ende nuk ka një konfirmim se cili është emri i mundshëm që mund të zëvendësojë Taulant Ballën në kryesimin e grupit parlamentar. Mbetet të shihet nëse do të jetë edhe kjo mbledhje që do të vendosë sa i përket kreut të ri të grupit parlamentar të kësaj partie.

Deri më tani kryeministri Edi Rama nuk ka konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm në këtë takim të radhës. Axhenda e tij ditën e sotme parashikon një takim në Vlorë sa i përket universitetit të Vlorës me atë të Barit të Italisë.

Mbeten disa gjëra për t’u konfirmuar në minutat në vijim, por duket se grupi parlamentar i PS-së do të ketë vetëm 30 minuta kohë në dispozicion për të zhvilluar këtë mbledhje në kushtet kur janë parashikuar çështje të rëndësishme në komisionet parlamentare”, raportoi gazetarja.

Në Komisionin e Ligjeve pritet të shqyrtohet paketa dhe ndryshimet ligjore sa i përket ish-spiunëve të shtetit. Në Komisionin e Shëndetësisë do të shqyrtohet paketa sa i përket kanabisit mjekësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...