24.5 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“‘Mbylle gojën… je totalisht e paaftë’/ Përplasje e ashpër mes Ermiona Lekbello dhe Soni Malaj në ‘Ferma VIP 3’”

Formati televiziv “Ferma VIP 3” vijon të prodhojë tensione dhe debate të forta mes fermerëve, duke mbajtur publikun të fokusuar te dinamika brenda shtëpisë.

Së fundmi, një përplasje e fortë është regjistruar mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt, pas qëndrimeve të Ermionës ndaj Vanesës, që nuk janë pritur mirë nga këngëtarja.

Debati degradoi shpejt në akuza personale dhe tone të larta, ndërsa në diskutim u përfshi edhe emri i Jonida Maliqi, duke shtuar tensionin mes palëve.

Ermiona Lekbello: “Kush je ti mi, avokatja mbrojtëse je ti? Kush je?”

Soni Malaj: “Bën mirë ta mbyllësh gojën në këto momente, se po e ngarkon kot Vanesën. Dhe mbylle se na ke çarë kokën, dërr dërr dërr.”

Ermiona Lekbello: “Ta tha mirë ajo Jonida Maliqi ty. Ti akoma nuk ke identitet në këtë shtëpi, Soni… Po mbron hipokrizinë.”

Soni Malaj: “Nuk kam nevojë të kem identitet në ‘reality show’. Çfarë hipokrizish moj, po na tregon ti hipokrizinë, hec moj aty…”

Ermiona Lekbello: “Ec mi se ty Jonida ta ka bërë shumë mirë… ah sa mirë ta ka bërë ty Jonida.”

Soni Malaj: “Jo, nuk ka bërë asgjë Jonida, fare, asgjë.”

Ermiona Lekbello: “Rri urtë, Soni, mos e ngri zërin.”

Soni Malaj: “Jo, unë e ngre zërin, për ty që shkon bën dërr dërr. Po të them se s’dua të të njoh, mos i bjer në qafë. Kam 30 vite karrierë, një gjë që ti s’e ke pasur kurrë. Se je totalisht e paaftë.”

Ermiona Lekbello: “Për çfarë jam e paaftë, ma trego? Jam e paaftë për të qenë e paaftë. Kaq… Jonida ta mbylli gojën, gërr gërr po bën ti. Nuk je ti nivel për këtu.”

Soni Malaj: “Ec moj mo, ti je super e paaftë, nuk bën asnjë gjë. Shkon sa në një reality në tjetrin dhe nxjerr veten. Je super e paaftë dhe asnjë gjë në jetë nuk ke bërë.”

Ermiona Lekbello: “Unë nuk jam fallco. Ti qite fytyrën.”

Soni Malaj: “Ti nuk je fallco? Ti je niveli zero, zero. Po e mbaj veten burrneshë dhe ashtu jam. Unë një fytyrë kam.”

Përplasja mes dy banoreve është kthyer në një nga momentet më të forta të këtij sezoni, duke gjeneruar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...