28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Me këtë pamje europiane të Tiranës…”/ Rama publikon videon e protestës dhe ironizon pjesëmarrjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video nga protesta e qytetarëve, ku shihen protestuesit duke marshuar drejt Kryeministrisë, ndërsa në të njëjtën kohë disa të rinj vijojnë aktivitetet sportive në fushat pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Videon, kreu i qeverisë e ka shoqëruar me mesazhin: “Me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë.”

Protestat e qytetarëve vijojnë prej rreth një muaji. Fillimisht ato u nxitën nga kundërshtimet ndaj investimit të planifikuar prej rreth 4 miliardë dollarësh në Zvërnec, ndërsa më pas u shoqëruan me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e klasës politike që ka dominuar vendin gjatë 36 viteve të fundit.

Në videon e publikuar nga Rama, pjesëmarrja në protestë duket më e ulët krahasuar me ditët e para të mobilizimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...