28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“U përpoq ta shpëtonte nga aligatori”/ 31-vjeçarja humb jetën gjatë notit, partneri luftoi me kafshën

Një grua 31-vjeçare ka humbur jetën në shtetin e Floridës, SHBA, pasi u sulmua nga një aligator teksa po notonte në lumin Econlockhatchee, në zonën e Pyllit Shtetëror Little Big Econ.

Viktima, Brittany Clark, ndodhej së bashku me partnerin e saj, Chance Allison, për një shëtitje në natyrë. Sipas autoriteteve, çifti kishte hyrë në ujërat e cekëta për të notuar kur një aligator rreth 3.7 metra i gjatë doli papritur nga uji dhe e sulmoi 31-vjeçaren.

Zyrtarët e Komisionit për Ruajtjen e Peshqve dhe Jetës së Egër të Floridës bëjnë me dije se gruaja u kafshua rëndë në të dyja duart.

Partneri i saj u përpoq ta shpëtonte, duke luftuar me aligatorin dhe duke arritur t’i çlironte njërën dorë. Megjithatë, kafsha e sulmoi sërish, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në një telefonatë emergjence në numrin 911, dëshmitarët e përshkruan situatën si kritike, duke raportuar humbje të madhe gjaku dhe dëmtime serioze. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, 31-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...