17.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj, Pogaj shprehet se po mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës profesionale, ndërsa vlerëson punën e bërë gjatë drejtimit të institucionit që prej krijimit dhe konsolidimit të tij.

“Me krenari dhe me ndërgjegjen e qetë po mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm të jetës sime profesionale, pas drejtimit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara”, shkruan ajo.

Pogaj falënderon ministrin Blendi Gonxhja për besimin e dhënë, si dhe ministren Delina Ibrahimaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë ushtrimit të detyrës. Ajo shpreh mirënjohje edhe për Kryeministrin Edi Rama, duke vlerësuar mbështetjen ndaj rolit të institucionit në reformimin e sistemit të prokurimeve publike.

Sipas saj, gjatë periudhës së drejtimit, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka realizuar 1,649 procedura prokurimi, duke gjeneruar rreth 42 milionë euro kursime për buxhetin e shtetit dhe duke ofruar shërbime për 242 institucione publike në vend.

Në bilancin e saj, Pogaj thekson se institucioni ka kontribuar në rritjen e transparencës, konkurrencës dhe modernizimit të sistemit të blerjeve publike, ndërsa ka krijuar edhe bashkëpunime me institucione homologe europiane.

“Por arritja më e madhe nuk janë shifrat. Arritja më e madhe janë njerëzit”, shprehet ajo, duke falënderuar stafin për profesionalizmin dhe përkushtimin.

Në përfundim të mesazhit, Arlinda Pogaj thekson se funksionet publike janë të përkohshme, ndërsa puna dhe kontributi mbeten.

“Detyrat kalojnë, por puna e ndershme, vlerat dhe kontributi mbeten”, përfundon ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...