34.5 C
Tiranë
Sunday, August 2, 2026

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 150 milionë euro/ Mes tyre edhe hoteli luksoz “Zig Zag” në Jalë, 491 prona nën sekuestro

Një nga operacionet më të mëdha kundër pastrimit të parave është zhvilluar këtë të mërkurë nga SPAK, e cila ka sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt prej 150 milionë eurosh, të shpërndara në disa qytete të Shqipërisë.

Mes pasurive të vendosura nën sekuestro ndodhet edhe hoteli luksoz “Zig Zag” në Jalë, një strukturë akomoduese me 5 yje dhe rreth 200 dhoma, e ndërtuar në një nga zonat më të frekuentuara të rivierës shqiptare. Sipas hetimeve, ekzistojnë dyshime se investimi është realizuar me të ardhura që burojnë nga veprimtari kriminale.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi kriminal dyshohet të jetë drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa organizimi i skemës së pastrimit të parave dyshohet se është kryer nga Isa Aliu.

Në kuadër të operacionit, SPAK ka siguruar masa “arrest me burg” edhe për disa persona të tjerë, mes tyre Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu.

Sipas të dhënave zyrtare, janë identifikuar dhe sekuestruar rreth 491 pasuri, të shpërndara në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Dhërmi dhe Sarandë. Pasuritë përfshijnë hotele, vila luksoze, projekte ndërtimi, kompani tregtare, llogari bankare dhe biznese të ndryshme.

Në dosje përmenden edhe kompani si Aliu Road House, Green Invest, Seavieu Development dhe A.R.H Security, të cilat sipas hetuesve dyshohet se janë përdorur për investimin dhe qarkullimin e fondeve me origjinë të dyshuar kriminale në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.

SPAK vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të grupit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë të dyshuar të pastrimit të parave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...