17.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras

Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja drejt Shqipërisë, Eralbi Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me kërkesë të SPAK, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara.

Sipas dosjes hetimore, Breçani akuzohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, si dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.

SPAK dyshon se ai është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të Europës.

Në materialet hetimore përmenden edhe komunikime të zbërthyera nga aplikacioni i koduar “Sky”, të cilat sipas prokurorisë kanë “fundosur” 11 persona, mes tyre edhe Eralbi Breçanin.

Në dosje thuhet se ai ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet se në të paktën dy raste ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë.

Po ashtu, në komunikimet e përfshira në dosje përmenden edhe grupe bisede ku figuron Ervin Mata, kunati i tij, me dyshime për veprimtari të paligjshme.

Sipas SPAK, këto dyshime mbështeten edhe në mesazhe ku përmendet një ngarkesë prej 240 kg kokainë në Frankfurt, ku termi “rënë” i referohet sekuestrimit të lëndës narkotike nga autoritetet gjermane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...