21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Media prestigjioze ‘The Guardian’ shkruan për Shqipërinë: “Një nga ato destinacione që mund të ofrojë pak nga gjithçka për këdo”

Një artikull në median prestigjioze The Guardian, i është kushtuar fenomenit të turizimit në Shqipëri, specifikisht turistëve anglezë.

Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë po parashikojnë se vendi ynë do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar.

Operatorët turistikë kanë parë një rritje të dukshme të prenotimeve për vitin 2022, ndërsa Shqipëria po zgjeron apelin e saj për njerëzit që kërkojnë plazhe të bukura dhe peizazhe si dhe kulturë dhe histori interesante me një çmim më të ulët se destinacionet fqinje.

“Shqipëria është një nga ato destinacione të vogla dhe të larmishme që mund të ofrojë pak nga gjithçka për këdo, ngjashëm me Malin e Zi apo Slloveninë,” tha Tine Murn, një bashkëthemeluese e New Deal Europe, një agjenci marketingu për turizmin ballkanik.

Wild Frontiers, një nga operatorët e parë që nisi turne në Shqipëri, tha se kërkesat për udhëtimet njëjavore me guidë – të vetmet që ofron nën £1,000 – u rritën me 30% janarin e kaluar. Themeluesi i kompanisë, Jonny Bealby, u shpreh se Shqipëria do të lulëzojë në vitet e ardhshme.

Ai e vendos Shqipërinë në listën e destinacioneve që do të bëhen më të preferuara, përfshirë këtu shtete si Gjeorgjia, Sllovenia dhe Pakistani. “Këto vende ishin destinacione shumë të veçanta një dekadë më parë dhe tani po bëhen më të zakonshme teksa njerëzit kërkojnë vende interesante dhe të ndryshme ku nuk ka turma,” tha ai për Guardian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...