24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Mediat belge publikojnë emrat e 20 lordëve të kokainës që janë në kërkim, mes tyre edhe shqiptarë

Mediat blege kanë publikuar emrat dhe pseudonimet e 20 lordëve të kokainës të kërkuar nga policia e vendit, dyshuar se fshehen në Dubai dhe vende të Amerikës Latine. Në këtë listë përfshihen edhe dy shqiptarë:

Eldi Dizdari (Denis Matoshi): Drejtues i organizatës kriminale shqiptare “Kompania Bello” me aktivitet në Dubai, Antwerp, Ekuador dhe Kolumbi. Policia italiane e ka quajtur këtë organizatë si “organizatën më të madhe kriminale shqipfolëse të krijuar ndonjëherë.”

Dritan Rexhepi (Cinco): Përfshihet në listën e kërkuarve të njohur në botën kriminale të Antwerp. Rexhepi është përfshirë në trafikun e kokainës dhe është arrestuar në Stamboll për llogari të drejtësisë shqiptare.

Në këtë kontekst, bëhet e ditur se “Cinco” ka një klub natë në Shqipëri, të cilin e posedon. Mediat belge shkruajnë për Cinco si një nga yjet në rritje të botës kriminale të Antwerp, megjithatë ai ka pësuar një sëmundje të rëndë sipas informacioneve të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...