32.5 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Meloni në Sicili: 150 milionë euro për përballimin e rrëshqitjeve masive të dheut

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi sot qytetin Niscemi në Siçilinë lindore, ku mbi 2 mijë banorë janë detyruar të braktisin banesat për shkak të rrëshqitjeve të dheut që kanë përfshirë zonën.

Fenomeni, i cili u përkeqësua tre javë më parë pas uraganit Harry, ka krijuar një front rrëshqitjesh që tashmë tejkalon pesë kilometra, duke dëmtuar banesa dhe infrastrukturë.

Gjatë takimit me një komitet qytetarësh të evakuuar, Meloni njoftoi se qeveria në Romë do të akordojë menjëherë 150 milionë euro për menaxhimin e emergjencës. Fondet do të përdoren për shembjen e ndërtesave të pabanueshme, ndërtimin e shtëpive të reja dhe realizimin e ndërhyrjeve mbrojtëse për të frenuar avancimin e rrëshqitjeve.

Masat konkrete pritet të miratohen të mërkurën në formën e një dekreti legjislativ. Ndërkohë, kreu i Mbrojtjes Civile Italiane, Fabio Ciciliano, do të marrë edhe rolin e komisionerit të posaçëm qeveritar për zbatimin e ndërhyrjeve në zonë.

Paketa mbështetëse do të përfshijë gjithashtu ndihmë financiare për fermerët që nuk kanë akses në tokat e tyre, si dhe për qytetarët që nuk mund të punojnë për shkak të shpalljes së “zonës së kuqe”, e vendosur për arsye sigurie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...