29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Meloni nga SHBA: “Ukrainasit treguan trimëri, paqja duhet të garantohet me drejtësi dhe unitet”

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me liderët botërorë, vlerësoi qëndresën e ukrainasve në fushën e betejës dhe theksoi se Evropa dhe aleatët duhet të qëndrojnë të bashkuar për ta mbështetur Ukrainën.

“Nëse duam të arrijmë paqen dhe nëse duam të garantojmë drejtësi, duhet ta bëjmë të bashkuar. Padyshim që mund të mbështeteni te Italia – siç ishte që nga fillimi, ne jemi në anën e Ukrainës,” tha Meloni.

Kryeministrja italiane theksoi se çështja më e rëndësishme mbetet garancia e sigurisë, duke paralajmëruar se pa të nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme.

“E para është garancitë e sigurisë, si të sigurohemi që kjo të mos ndodhë përsëri, që është parakushti i çdo lloj paqeje. Jam e lumtur që do të fillojmë nga një propozim, i cili është modeli i Artikullit Pesë të NATO-s,” shtoi Meloni.

Ajo nënvizoi se Italia mbetet në krah të Ukrainës, duke kërkuar një proces paqeje të drejtë, që garanton jo vetëm ndalimin e luftës, por edhe parandalimin e çdo agresioni të ardhshëm rus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...