27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Mësoni si të identifikoni dhe trajtoni dhimbjet e stomakut

Stomaku ka mënyrën e tij për të protestuar ndaj shqetësimeve më të vogla, por ndonjëherë dhimbjet e tij mund të sinjalizojnë diçka më serioze. Në këtë artikull, do të mësoni si të identifikoni burimin e disa prej dhimbjeve më të zakonshme të stomakut dhe disa metoda natyrale për të lehtësuar dhimbjet.

Identifikimi i Burimeve të Dhimbjeve të Stomakut

Shtrëngime të Forta në Pjesën e Poshtme të Stomakut

Nëse ndjeni shtrëngime të forta në pjesën e poshtme të stomakut që shoqërohen me fryrje, gazra dhe lëvizje të dhimbshme të zorrëve, mund të keni probleme me zorrët. Acarimi i zorrëve është një prej problemeve më të zakonshme të sistemit tretës.

Dhimbje dhe Shtrëngime

Kur ndjeni dhimbje dhe shtrëngime në stomak, mund të keni të bëni me një enjtje kronike të disa zonave të sistemit tretës, si koliti, ulçera ose inflamacion i zorrëve.

Djegësira në Mes të Zonës Abdominale

Nëse përjetoni djegësirë në mes të zonës abdominale dhe një shije të hidhur në gojë, mund të bëhet fjalë për urthin. Shfaqjet e rralla të urthit nuk janë shqetësuese, por nëse bëhet kronik, mund të shkaktojë probleme të tjera me tretjen.

**Dhimbjet e Forta Abdominale**

Nëse dhimbjet janë aq të forta sa të pengojnë qëndrimin në këmbë, mund të keni ulçerë. Ulçera peptike është një problem i zakonshëm që nuk shkaktohet nga stresi, por nga bakteri H.pylori ose nga përdorimi i tepërt i ilaçeve si ibuprofeni ose aspirina.

**Dhimbje në Pjesën e Majtë të Stomakut**

Nëse ndjeni dhimbje të forta në pjesën e majtë të stomakut që shoqërohen me gazra, mund të keni diverculitis, një inflamacion në xhepat e vegjël të zorrës së trashë. Simptomat e tjera përfshijnë fryrjen, dhimbjet, shtrëngimet dhe konstipacionin.

Metodat Natyrale për të Larguar Dhimbjen e Stomakut

Pozicioni i Qëndrimit

Qëndroni shtrirë ose të ulur në një pozicion ku ndieni më pak dhimbje. Nëse dhimbja është pasojë e mostretjes, përpiquni të ecni për disa minuta. Nëse e keni tepruar me ushqimin, lërni stomakun të “marrë frymë” duke u ushqyer vetëm me supa dhe sallata për një ditë.

Caj Kamomili

Çaji kamomili është i njohur për aftësitë e tij qetësuese. Pini dy ose tre filxhanë me çaj kamomili në ditët kur keni probleme, për të lehtësuar dhimbjen dhe përmirësuar tretjen.

Dushi i Ngrohtë

Dhimbjet e stomakut që lidhen me ciklin menstrual te femrat mund të trajtohen me një dush të ngrohtë. Kompresat e ngrohta ose borsat me ujë të ngrohtë gjithashtu janë të rekomanduara.

Çajrat Bimorë

Çaji me xhenxhefil dhe borzilok është i dobishëm në parandalimin e dhimbjeve të stomakut dhe lehtësimin e tretjes. Çajrat bimorë gjithashtu funksionojnë kundër dhimbjes që shoqërohet me diare dhe të përziera.

Ushqyerja e Shpeshtë

Hani vakte të vogla çdo dy ose tre orë për të shmangur tejmbushjen e stomakut dhe dhimbjet që mund të ndodhin si pasojë e këtij problemi.

Duke përdorur këto metoda dhe duke identifikuar burimin e dhimbjeve, mund të ndihmoni në lehtësimin e shqetësimeve dhe të përmirësoni mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...