38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Meta për situatën ekonomike në vend: “Borxhi publik i paqartë për shkak të mungesës së transparencës së qeverisë”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë me gazetarët, ku që në nisje shprehu shqetësim për situatën ekonomike në vend.

Meta tha se tashmë kemi hyrë në krizë të konsumit, ndërsa ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, teksa shtoi më tej se “ka angazhime të fshehur të qeverisë nga institucionet në vend që kanë të bëjnë me borxhe për të ndërtuar porte të reja, dhe aktivitete të tjera, që do rëndojnë më tepër situatën”.

“Kemi paralajmëruar që papërgjegjshmëria e menaxhimit të borxhit publik po çon drejt kolapsit të plotë të situatës ekonomike dhe sociale. Borxhi publik që është ende i paqartë për shkak të mungesës së transparencës së qeverisë, tani rrezikohet nga faktorë të rinj, rritja e normës së interesave dhe rifinancimit. Banka Kombëtare është angazhuar në rritjen e normës së interesave dhe ka paralajmëruar që procesi mund të vijojë më tej.

Rritja e çmimeve galoponte, ka artikuj ku është dy fish e tre fish dhe kjo papërgjegjshmëri po çon në një kolaps edhe më të madh të ekonomisë kombëtare dhe familjare. Tashmë kemi hyrë në krizë të konsumit, ku importet shënojnë rënie vjetore, me ndikim serioz të naftës e drithërave, në 7 mujorin e parë të këtij viti, kemi importuar 20% më pak minerale dhe lëndë djegëse, një faktor tjetër shumë shqetësues është rënia e fortë në sasi që kanë pësuar plehruesit për bujqësinë, 62% më pak se një vit më parë. Ky kolaps ndodh se çmimi është 200-300% më i lartë se një vit më parë.

]Ka angazhime të fshehur të qeverisë nga institucionet në vend që kanë të bëjnë me borxhe për të ndërtuar porte të reja, dhe aktivitete të tjera, që do rëndojnë më tepër situatën”, u shpreh Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...