29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Meta sulmon sërish Dumanin: Kap laraska, unë jam burrë!

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, vazhdon sulmet ndaj kryetarit të SPAK, Altin Dumanit, duke e quajtur “laraskë” dhe duke mos u ndalur në reagimin e ambasadave ndërkombëtare. Meta vlerëson se akuzat e tij nuk janë lojë për t’u shpëtuar drejtësisë, por për të përfunduar dualizmin në drejtimin e Partisë së Lirisë. Ai planifikon të thërrasë një konventë kombëtare të shtunën e ardhshme, ku do të zgjedhë veten president dhe do të ndryshojë drejtimin e partisë.

“Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se çfarë ka thënë Dumani. Ata bëjnë mirë, që nëse iu është kërkuar ndihmë nga buburrecat e Edi Ramës, apo kryebuburreci në drejtësi, kjo nuk na habit se deklarata të tilla kanë bërë dhe disa miq të McGonigal që merrnin lekë dhe puse nate nga Rama. Nëse është Dumani si heq asnjë presje. Nëse është sozia që mund ta ketë bërë Berisha, me qëllim për të diskretituar SPAK, është gjë tjetër.”– u shpreh Meta.

Shpërthimet e ditëve të fundit për tradhti brenda partisë dhe divorci politik tashmë i bërë publik me Monika Kryemadhin, Meta tha se nuk janë lojë për t’i shpëtuar drejtësisë por për t’i dhënë fund dualizmit në drejtimin e PL.

‘Ju niseni nga informacioni nga grupi i zjarrit? Nuk ka asnjë lojë, ose loja është e hapur!’– u shpreh Meta.

Të shtunën e ardhshme Ilir Meta ka thirrur konventën kombëtare, ku do të bëjë veten President, e do t’i japë poste vetëm të besuarve të tij, duke larguar nga ekipi drejtues grupin Kryemadhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...