36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Meta: “Të bëhet transparencë për borxhin publik, qeveria nuk duhet të kufizojë klientët për prodhimin e energjisë elektrike”

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar yë bëhet një vlerësim real dhe transparent i borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme.

“Duke vlerësuar situatën kritike në të cilën ka arritur niveli i borxhit publik për të parandaluar një humnere ekonomike e financiare dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirjen e Partisë së Lirisë drejtuar Kuvendit dhe institucionet financiare të huaja dhe vendase, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

Ai u shpreh se qeveria nuk ka përmbushur asnjë detyrë për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, ndërkohë që theksoi se ajo nuk duhet të kufuzojë klientët privatë dhe publikë në kapacitetin e prodhimit të energjisë.

“Qeveria ka depozituar një projektligj “Për nxitjen e përdorimit nga burimet e rinovueshme të energjisë”.  Sipas këtij projektligji tepër të vonuar, klientët privatë apo publikë si dhe ata familjarë mund të instalojnë një kapacitet total deri në 0.5 MË për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme për të mbuluar nevojat e tyre dhe për të injektuar energji të tepërt në rrjetin e shpërndarjes.

Ndërkohë viti që lamë pas shënoi një kërkesë në rritje për instalimin e këtyre impianteve, si pasojë e çmimeve tejet të larta të energjisë.  Qeveria rezulton se nuk ka përmbushur asnjë detyrë sipas Planit të Konsoliduar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë ku përgjatë viteve 2019-2020 do të instaloheshin centrale me kapacitete të instaluara prej 490 MgW nga energjia e prodhuar nga burimet e rinovueshme fotovoltaike.

Aktualisht kapacitetet e instaluara të prodhimit të energjisë elektrike nga centralet fotovoltaike është vetëm 23 MgW në total. Partia e Lirisë prej kohësh ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, ku ndër të tjera propozon:

“Që për vetëprodhuesit, ndërtimi i kapaciteteve të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në 2MË që prodhojnë energji elektrike nga dielli, miratohen nga Operatori i Shpërndarjes, pra jo deri në 0.5 MgW por 2 MgH”.

Pra Qeveria nuk ka pse t’i kufizojë klientët  privatë apo publike si dhe klientët familjarë të instalojnë një kapacitet total deri në 0.5 MË për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, por në mbështetje të kërkesave të tyre ne kemi propozuar  në projektligj që fasha të jetë deri në 2 MgW dhe ky është interes i qytetarëve, i konsumatorëve, sipërmarrësve por është dhe një interes publik”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...