20.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Mikela Pupa “Dy aksidente brenda javës, respektoni rregullat”

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, Mikela Pupa, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë, duke njoftuar se këtë javë ka pasur dy aksidente me makinë. Ajo theksoi se, falë Zotit, gjithçka ka shkuar mirë dhe se është shpëtuar pa dëme serioze. Mikela shtoi se makinë e saj e mori nga servisi, por ndau shqetësimin e saj për sjelljen e disa drejtuesve të automjeteve, sidomos në rreth-rrotullime, ku disa njerëz nuk respektojnë rregullat e qarkullimit dhe shpesh janë në garë për të kaluar më parë.

Në postimin e saj në InstaStory, Mikela shkruan: “Këtë javë dhe unë kam bërë 2 aksidente. Çdo gjë është shumë mirë, shyqyr Zotit, dhe makinën e mora sot nga servisi. Por… pse më shumë njerëz nuk respektojnë asnjë rregull, sidomos në rreth-rrotullim? Ju lutem! Udhëtoni me kujdes.”

Mikela shprehu frikën e saj, duke përmendur se në të dyja aksidentet kishte vajzën e saj të vogël në makinë, dhe kërkoi që të gjithë drejtuesit të jenë më të kujdesshëm në rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...