22.4 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

Mimoza Marjanaku rrëfen jetën me Parashqevi Simakun: “Ishte e thjeshtë, videoja e pastrehësisë u shfrytëzua”

Aktorja Mimoza Marjanaku ka ndarë detaje personale nga jeta në emigrim dhe nga njohja e afërt me këngëtaren Parashqevi Simaku, historia e së cilës tronditi opinionin publik shqiptar pas zbulimit se ajo jetonte si e pastrehë.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, Marjanaku kujtoi vitet e studimit dhe qëndrimin në konvikt me Simakun, duke theksuar thjeshtësinë dhe natyrën e saj njerëzore, pavarësisht famës.

“E kam pasur në kurs Parashqevinë. Në vit të parë kam qenë në një dhomë me të, dhe megjithëse ishte artiste e njohur, ishte konviktore si ne. Ajo e harronte faktin që ishte artiste kur ishte me ne, sepse kishte hyrë për të bërë diçka të re. Ishte shumë e thjeshtë”, tregoi Marjanaku.

Aktorja u ndal edhe te videoja e publikuar së fundmi, ku Simaku u shfaq në kushte të vështira jetese, duke shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si u trajtua rasti.

“Kam pasur bindjen që Parashqevia nuk ka qenë gati për atë lloj ekspozimi. Ajo kishte ende probleme. Videoja u përdor dhe u përfol shumë, madje u tha se ishte gati për koncert. Nuk e besoj që është gati. Për mua, ajo u shfrytëzua”, u shpreh Marjanaku.

Rrëfimi i aktores ka rikthyer vëmendjen mbi historinë e dhimbshme të këngëtares së njohur dhe ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si trajtohen raste të ndjeshme në publik dhe media.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...