31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ministri i Brendshëm Balla mbështet ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shprehur mbështetjen e tij për idenë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga persona nën 16-vjeç. Kjo deklaratë vjen pas ngjarjes tragjike në Durrës, ku një nënë e katër fëmijëve humbi jetën pas bullizimeve në rrjete sociale.

Ministri tha se kjo çështje është pjesë e analizës së tyre, ndërsa vlerësoi veprimin e policisë dhe referimin në prokurori për rastin në fjalë. Ideja e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga moshat nën 16-vjeç po shqyrtohet në shumë vende, përfshirë shtetin e Floridës në SHBA.

Ky është një diskutim që nuk do të kthehet më mbrapsht dhe nuk do të lihet më në sirtar. Bën pjesë në prioritetet e mia, sa i përket mbrojtjes së jetës private të qytetarëve. Sa i takon mbrojtjes kryesisht të fëmijëve dhe të rinjve nga fenomene si bullizmi, por bullizmi nuk po njeh moshë. Jam njohur sot me një iniciativë të ndërmarrë nga një prej shteteve të SHBA, në Florida, për të vënë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale, pra për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç. Mendoj që është një ide e mirë. Qytetarët të referojnë çdo problem me rrjetet sociale në polici. Në Durrës ne kemi një seksion të posaçëm”, shtoi Balla.

“E vërteta është që ne i ndjekim dhe kemi pasur raste të suksesshme të bllokimit të faqeve nga vjen sulmi, por shkojmë përtej në bashkëpunim me prokurorinë. Këtu dua të nxis prokurorët të jenë më bashkëpunues”, tha më tej ministri.

Në një deklaratë për mediat pasi mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit ministri ka folur për rezultatet e arritura në 2023 dhe për sfidat në vijim.

“Drejtoria e Durrësit dhe ajo e kufirit janë të rëndësishme. Gjatë 2023 kemi pasur rezultate të mira kryesisht në parandalimin e ngjarjeve kriminale por mos harroni se kemi pasur edhe ngjarje kriminale njëra prej të cilave është në punë e sipër duke u hetuar nga policia dhe shpresoj që të shkojmë drejt rezultateve për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës. Duhet të kuptojmë që Durrësi është kryeqendër edhe e turizmit dhe vëmendja jonë është shumë e madhe. Po planifikojmë që përgjatë sezonit të ri turistik të kemi edhe mbështetjen e forcës kombëtare të sigurisë për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...

Mbi 31 mijë vota preferenciale! Edona Llalloshi drejt mandatit të ri në Kuvendin e...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare...