20 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nënshkruan marrëveshjen për projektin SMART CITY në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon prej 2 ditësh në Abu Dhabi, marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY në disa qytete të Shqipërisë, me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor. E gjithë kjo, përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjesh teknologjike.

Pas ceremonisë, ministri Balla tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë shembulli më i mirë i ekselencës dhe standardit të lartë të sigurisë sa i përket monitorimit të trafikut dhe sigurisë publike.

Memorandumi i Mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që sapo kemi firmosur ka të bëjë pikërisht me një projekt të madh, i cili do të shtrihet në të gjitha qytetet kryesore të vendit si hap i parë, pastaj për t’u shtrirë në të gjithë vendin në një fazë të dytë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike përmes një sistemi monitorimi me kamera e radarë

Radarët do të përdoren kryesisht përsa i përket garantimit të sigurisë rrugore në të gjitha qytetet ku do të zhvillohet ky projekt, ndërkohë që pjesa tjetër me kamera do të rritë sigurinë publike, por dhe do të na mundësojë një rialokim të forcave policore nga rrugët për shërbime të tjera, sepse do të jetë një monitorim 24 orë duke përdorur fjalën më të fundit të teknologjisë, përfshirë këtu edhe inteligjencën artificiale si një hap i rëndësishëm drejt një sistemi të ri monitorimi dhe garantimi të sigurisë publike”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...