27.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën bilancin e situatës me zjarret në vend/ “Qarku i Kukësit mbetet problematik, po punojmë me 3 helikopterë”

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë një bilanc të situatë me zjarret në vend, ku tanimë ka vatra problematike edhe në Veri të vendit.

Peleshi ka bërë me dije se qarku i Kukësit vazhdon të jetë më problematiku ku janë edhe dy vatrat aktive të zjarrit.

Po ashtu në qytetin e Durrësit dhe të Mirditës janë dy vatra aktive, por që janë të menaxhueshme nga zjarrfikësit.

“Dy vatra në qarkun e Kukësit janë më problematike. Në Mirditë po ashtu kemi një vatër serioze. Në Durrës kemi një vatër të menaxhueshme. Të gjithë kanë punuar me heroizëm. Pas nesh duken dy vatra, më e madhja është në gropë dhe është e rrethuar nga zona të djegura. Në situata të tilla duhen edhe profesionalizmi dhe heroizmi. Unë kam pare heroizëm dhe profesionalizëm tek të gjithë ata që kanë punuar”- u shpreh ministri Peleshi.

Peleshi shprehet se Llogaraja konsiderohet si pika më e nxehtë dhe po punohet për shmangien e zjarrit në drejtim të Parkut.

“Në Karaburun nga tre vatra kemi dy sepse në Gjirin e Gramës është inaktive ndërkohë që vazhdon mbi Dukat dhe pranë Parkut të Llogarasë. Ka qenë një natë shumë e mundimshme mbrëmë. Vetëm rreth orës 3-4 të mëngjesit kanë bërë të mundur që zjarri të largohet nga fshati i Dukatit. Kanë qenë të rrezikuara banesat”, tha Peleshi.

Ka dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda. Helikopteri i tretë është ai Çek dhe është në punë drejt Thirrës në Veri sepse është një prej dy vatrave problematike në Kukës. Llogaranë e konsiderojmë pikën më të nxehtë. Duam të shmangim kapërcimin e zjarrit drejt Parkut të Llogarasë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...