11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ministri Manja për Amnistinë Penale: ‘Akt i humanizmit dhe bashkëpunimit’

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me miratimin e amnistisë penale në parlament, duke shprehur vlerësimin e tij për arritjen e një konsensusi të tillë me kolegët e opozitës.

Manja theksoi se ky votim ka ruajtur traditën e mirë të Kuvendit dhe ka pasur mbështetje të gjerë në sallën parlamentare. Ai shtoi se nga projektligji i aprovuar nuk kanë përfituar subjektet e SPAK dhe GJKKO.

‘E kam paralajmëruar qysh në fillim të këtij sesioni parlamentar se amnistia do të kalonte me mbi 100 vota. Kur gazetarët e nderuar më kanë pyetur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë se “ku do ti gjesh votat”, jam përgjigjur me bindje se votat janë brenda kësaj salle dhe kam drejtuar gishtin nga salla e seancave plenare. Si Ministër Drejtësie, kam propozuar ligjin në qeveri me shpresën për të marrë të njëjtën mbështetje edhe në parlament nga deputetët e të gjitha prurjeve politike.

Dëshiroja të ruhej tradita e mirë që ka dominuar në atë sallë, sa herë ka patur votime për amnistinë penale përtej llogoreve politike e të mos isha unë “sebepçiu” i prishjes së kësaj tradite të mirë, nga të paktat që është ruajtur në atë sallë, nga ajo lloj politike e kulture balte që ka mbjellë ajo sallë në sytë e shqiptarëve. Gjithashtu, dëshiroja që puna e ekspertëve të cilët punuan me draftin e amnistisë të respektohej dhe të ishte larg çdo ndikimi politik, për të siguruar një akt mëshire për ata që kanë rënë në konflikt me ligjin penal, siç ua ka garantuar Kushtetuta dhe ligji.’

Ministri shprehu krenarinë për mbështetjen e 116 ligjvënësve për ligjin e amnistisë, duke e quajtur atë një akt humanizmi. Ai gjithashtu falenderoi të gjithë ata që kontribuan në miratimin e këtij ligji dhe u shpreh se është detyrë e autoriteteve të zbatojnë amnistinë pa vonesa.

Dje, kjo ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë! Amnistia mori 116 vota pro në parim, ruajtëm traditën e mirë të asaj salle dhe votuam një produkt ligjor të punuar nga ekspertë të fushës! Por, asaj salle sigurisht që nuk do t’i mungojnë kulisaxhinjtë politikë dhe shpirtzinjtë e lindur që shohin “djallin” edhe aty ku humanizmi e mëshira janë qëllimi i vetëm i një ligji amnistie!

Dje, u pa qartë kush e përdori votën për qëllimet e ligjit dhe kush e përdori për politikë. Të bësh politikë me hallin e tjetrit është gjëja më e ulët për një qënie humane që në vend të zemrës një zot e di se çfarë ka!

Si Ministër Drejtësie, sot ndihem krenar, që me durim dhe këmbëngulje, 116 ligjvënës votuam ligjin e amnistisë që kaluam në qeveri me zero përfitim për subjektet e SPAK dhe GJKKO!’

Në fund, Manja u zotua për respektimin e aktit të miratuar dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështetën atë në procesin e votimit në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...