35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: 8000 viktima nga sulmet, mes tyre 3300 të mitur

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi, ka njoftuar se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin më 7 tetor ka tejkaluar shifrën prej 8,000 viktimash.

Ky numër i palestinezëve të vrarë është rritur në 8,005, duke përfshirë më shumë se 3,300 të mitur dhe mbi 2,000 gra. Ministria e Shëndetësisë në Gazë është pjesë e Qeverisë udhëhequr nga Hamasi, por përfshin edhe mjekë dhe personel civilë që nuk janë të lidhur me grupin.

Kjo shifër e viktimave tejkalon numrat e regjistruar nga Kombet e Bashkuara dhe vlerësimet e Izraelit. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka publikuar emrat dhe moshën e shumicës së viktimave të regjistruara, ndërsa disa trupa ende nuk janë identifikuar.

Në të njëjtën kohë, mbi 1,400 persona janë vrarë në Izrael, shumica prej tyre civile, gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Nga ana tjetër, pas fillimit të konfliktit, Izraeli ka kryer sulme nga toka, ajri dhe deti në Zonën e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...